SHKUPI SHTON KONKURRENCËN NË SULM, NË ÇAIR MBËRRIN ISH LOJTARI I BESHIKTASHIT (FOTO)

0

 

Pas rikthimit nga Antalia skuadra e Shkupit ka nisur fazën finale të përgatitjeve që ka zgjedhur ta zhvilloj në terrenet sportive të FFM-s. Përveç përgatitjeve, sot me skuadrës bardhekaltër, i është bashkangjitur edhe Maharafa Tandina i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, por njëkohësisht i përshtatshëm edhe për krahun e djathtë dhe vjen nga Mali.

Tandina me Shkupin ishte edhe në Antalia aty ekipi nga Çairi ka kryer fazën përgatitore. Pas fazës kontrolluese, drejtuesit e klubit i kanë dhënë dritë jeshile trajnerit Umit Karan për ta marrë në përbërje Tandinan.

“Është kënaqësi për mua që sot vë firmë për skuadrën e madhe siq është FC Shkupi, ndërsa u shpreh mirënjohje drejtuesve të klubit dhe trajnerit Umit Karan për besimin që më dhanë. Unë do mundohem që në secilën ndeshje të jap maksimumin në çdo ndeshje”, ka thënë Tandina.

Tandina edhe pse vetëm 21 vjeçar, karrierën e tij profesionale e ka nisur me grupmoshat U19 të gjigantit turk, Beshiktash, që për shkurt kohë të bashkohet me gjenerata U21. Nga këtu, ai niset për në Slloveni ku bashkohet me ekipin Simer Sampion, ndërsa gjysmë sezonin e vitit të kaluar luajti me boshnjakët e Mladost Kakanj, prej ku vjen te FC Shkupi në formë huazimi për gjashtë muaj, me të drejtë blerjeje të kartonit të tij.