SHKUPI MBLEDH ARTISTËT E RAJONIT, TRADITAT E PËRBASHKËTA TË BALLKANIT KTHEHEN NË ART

0

https://youtu.be/La1RXYHr9MM

Shtëpi të barabarta dhe të ndara njësoj për të gjithë vëllezërit është një tipar karakteristik në vendet e Ballkanit. Këtë fakt ishte kujdesur që ta sjell artisti nga Kosova, Alban Muja. Në ekspozitën e mbajtur në Shkup, Albani tregoi frymëzimin e kësaj vepre duke shfaqur edhe anën tjetër të saj. Sipas tij këto shtëpi kanë qenë edhe shenjë e rezistimit ndaj forcave pushtuese.
“Është një prej punimeve që është konceptuar si një lagje vëllezërish, ku tregon hierarkinë në familjet shqiptare në Kosovë kryesisht në vendet rurale. Koncepti tjetër ka qenë që këto shtëpi janë ndërtuar në vitet e 70-ta, 80-ta dhe në një farë mënyre është treguar autoriteti kundër regjimit të asaj kohe në Kosovë, ku është menduar gjithashtu që jo domosdoshmërish policia e regjimit të hershëm e kanë lehtë për të depërtuar”, tha Alban Mujaj, artist vizual.
Një tjetër artiste e ardhur nga Beogradi kishte vendosur që të prezantoj këngën, “Më i bukuri vendi im”  e cila këndohej nga kori “Kolibri” në vitet e 90-ta, kur ish-Jugosllavia ishte duke u shpërbwrw. Fakti që kjo artiste solli këtë kor, është se kënga është më e vjetra e tyre dhe ata kanë kënduar si në kohë të vështira ashtu edhe në kohë të mira.

Në ekspozitën e cila kishte si tematikë, “Të përbashkëtat e Ballkanit” kishte edhe artistë të tjerë nga Maqedonia, Bullgaria apo edhe Greqia. Të pranishëm ishin shumë artëdashës, të cilët shihnin me vëmendje punimet karakteristike të vendosura në Muzeun e Arteve në Shkup.
Punimet varionin nga pikturat e ndryshme, skulptura e veçanta si dhe paraqitje digjitale nëpërmjet monitorëve të vendosura në ekspozitë.