Shkëndija mposhti Vardarin, filloi stinori pranveror në futboll

0

Sot filloi stinori pranveror në Ligën e parë të futbollit. Lideri i tabelës, Shkëndija shënoi fitore në ndeshjen derbi përballë Vardarit me rezultat 1-0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Imeri në minutën e 23-të.

Në Kratovë, Sileksi barazoi me Shkupin 2-2.

Pobeda dhe Bellasica barazuan 1-1. Me rezultat identik përfundoi edhe ndeshja Rabotnicki – Renova.

Fitore bindëse 3-0 arriti Akademija Pandev ndaj Makedonija Gjorce Petrovit.