SHKELJE TË TË DREJTAVE NË ARSIM? SINDIKATA: DISA TË PUNËSUAR PO DISKRIMINOHEN

0

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës pretendon se ka diskriminim në marrëveshjen kolektive, me të cilën vetëm anëtarët e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) mund t’i realizojnë të drejtat e tyre. Nga atje thonë dinjiteti i të punësuarve në arsim është vendosur në margjinë.

 

Kolegëve tanë që nuk janë pjesë e SASHK-ut u ishte ulur numri i ditëve për pushim, kurse të tjerëve nuk u respektohet as vullneti që të dalin nga Sindikata. Janë vënë në pozitë që t’u merret anëtarësia nga një organizatë në të cilën e kanë humbur besimin, tha Zhakllina Filipova Sveqarova – Përfaqësuese e sindikatës së pavarur për arsim .

 

Sipas marrëveshjes së nënshkruar me Sindikatën më përfaqësuese, ministri i arsimit Arbër Ademi, thotë se nuk ka diskriminim dhe se marrëveshja kolektive vlen për të gjithë të punësuarit në arsim. Ai rikujtoi se të punësuarve u është rritur rroga për 5%.

Edhe këtë vit është respektuar procedura e njëjtë, e cila zbatohej vite më parë, kur bëhet fjalë për të drejtat dhe obligimet në arsim. Këto të drejta vlejnë për të gjithë të punësuarit në arsim, tha Arbër Ademi , ministër i arsimit dhe shkencës.

I pyetur lidhur me shkurtimin e ditëve për pushim të disa të punësuarve, që nuk janë anëtarë të SASHK-ut, ministri premtoi se dialogu social do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Sindikata e pavarur ka reaguar deri tek institucionet shtetërore siç janë, Avokati i Popullit, Inspektorati Shtetëror i Punës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit, por siç thonë, kanë hasur në vesh të shurdhër për problemet e tyre. Nga kjo sindikatë paralajmërojnë se do t’i informojnë edhe organizatat evropiane lidhur me shkeljen e të drejtave të punëtorëve, madje do të ngrenë edhe padi panele kundër të gjithë aktorëve të cilët nuk kanë vepruar për ta zgjidhur problemet në fjalë, edhe pse kanë pasur njohuri për to.