SHKELJA E “FAIR PLAY”-t FINANCIAR, MILANI PRET TË GJOBITET NGA UEFA

0

Milani është në pritje të komunikatës së UEFA-s për dënimin e klubit si pasojë e mosrespektimit të rregullit të “Fair Play”-t financiar në trevjeçarin 2014-2017.

Vendimi do të bëhet i ditur javën e ardhshme. Sipas të përditshmes financiare italiane “Il Sole 24 Ore”, klubi kuqezi duket se do ta kalojë këtë çështje vetëm më një dënim me gjobë, vlera e së cilës varion nga 5-7 milionë euro, ndërkohë që nuk do të ketë kufizime në merkaton e futbollistëve, apo në numrin e lojtarëve të federuar për në Europa League.

Milani, që në pritje të gjobës kishte hequr mënjanë nga bilanci 17 milionë euro, është i bindur se delegacioni i dërguar në Nion të Zvicrës më 20 nëntor, i formuar nga presidenti Scaroni dhe disa përfaqësues ligjorë e eksponentë të

“Elliot”, e kanë pasqyruar më mirë projektin, duke rritur kredibilitetin e pronarëve amerikanë të klubit.