SHESIN SHISHE PLASTIKE PËR TË MBIJETUAR, KOMUNA I PARALAJMËRON QË T’I HEQIN TENDAT NË TË CILAT JETOJNË

0

Tenda të ndërtuara prej kartoni.Të rrethuara me mbeturina dhe mbetje nga më të ndryshmet.

Kështu jetojnë 6 shokët, të cilët janë pozicionuar para sallës sportive Vip Arena në Shkup.

Njëri prej tyre thotë se aty jeton që kur ishte 10 vjeçar, dhe se më shumë se gjysma e jetës i ka kaluar në këtë vend. Ai druan qëpolicia do t’i largoj nga aty, e më pas nuk do të kenë ku të shkojnë.

“Në këtë vend jamqë nga mosha 10 vjecare. Na largojnë, por unë përsëri kthehem këtu, nuk kemi asnjë ndihmë. Këtu jemi pesë persona , dhe më andej është një tjetër, 6 jemi. Kur vjen policia të gjithëve na largojnë.(00 28) Kur jemi këtu policia na largon, nuk na lejon që me kuaj të afrohemi tek kontejnerët, nuk kemi ku të shkojmë nëtjetër vend, nuk kemi asnjë ndihmë këtu”, deklaroi një banues.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se janë të obliguar që të mbajnë pastërtinë publike. Nga atje i kanë paralajmëruar që t’i largojnëtendat e improvizuara.

“Pas kontrollit të kryer në terren, ata konstatuan shkelje të rendit komunal dhe pastërtisë publike, përkatësisht mosrespektim të dispozitave të ligjit për pastërti publike, dhe sipas vendimit për rend komunal në qytetin e Shkupit, u caktuan vërejtje personave të cilët janë të vendosur në afërsi të BP-së së RM-së para ndërtesës Astera, dhe personave të vendosur nën Kalanë e Shkupit” njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Ata nuk duan që të strehohen në qendrën për strehim CicinoSelo, për shkak siç thonë kushteve të këqija atje.

Asnjëri prej tyre nuk merr ndihmë sociale. Mbijetojnë me mbledhjen e kartonëve dhe bidonëve.

TV21 pyeti edhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, nëse do të ndërmerr diçka në lidhje me këta djem, por nga atje deri në fund të ditës nuk morëm përgjigje.

 

Përgatiti Afrim Jonuzi