Shënohet 11 vjetori i aksidentit të helikopterit në Bllacën e Katllanovës

0

Në kujtim të njëmbëdhjetë pjesëtarëve të brigadës së forcave ajrore të ARM-së të cilët humbën jetën në aksidentin e helikopterit para njëmbëdhjetë viteve, sot ishin vendosur lule në vendin e aksidentit në Bllacën e Katllanovës dhe në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Homazhe për pjesëtarët që kishin humbur jetën bënë delegacione të Ministrisë së Mbrojtjes, të kryesuara nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, nga SHM e ARM-së e kryesuar nga drejtori i SHM të ARM-së, gjeneral major Zoran Milevski, nga Komanda e bashkuar operative, brigada e forcave ajrore, brigada 1 e mekanizuar e këmbësorisë, nga komuna e Petrovecit dhe nga anëtarët e familjeve të pjesëtarëve të cilët humbën jetën, kumtoi SHM i ARM-së.

Me një minutë heshtje dhe vendosjen e kurorave me lule homazhe pjesëtarëve të humbur iu bënë edhe delegacione të Komandës së bashkuar operative dhe brigadës së forcave ajrore para monumentit dhe para komandës së brigadës së forcave ajrore në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.

Përvjetori i fatkeqësisë së helikopterit do të shënohet edhe në kampin Butmir, Sarajevë, në Bosnje dhe Hercegovinë ku paqeruajtësit tonë ishin pjesë misionit “ALTEA”.

Helikopteri Mi-17 u rrëzua më 12 janar të vitit 2008 në Bllacë të Katllanovës, duke e kthyer në Maqedoni nënkolonelin Toni Spasovski, majorin Goran Ristovski, kapedanët Brane Spasovski dhe Igor Gjorevski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët e vjetër Janko Shiriq, Aleksandër Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandër Vasiq dhe dhjetarin Zllatko Veljanovski.