SHAQIRI UA MBYLL GOJËN SERBËVE ME VEPRIMIN E FUNDIT

0

Ylli kosovar, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka reaguar përmes rrjeteve sociale, pas reagimeve të mediave serbe. Këto të fundit kanë shkruar se Federata Serbe ankohet rreth disa çështjeve të ndeshjes së mbrëmshme, Serbi-Zvicër. ”Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë Savo Millosheviç dhe Jovan Shurbatovic kanë njoftuar një ankesë për FIFA mbi gjyqin tendencioz të Felix Brych në ndeshjen Serbi – Zvicër 1: 2”, bënë të ditur RTS.

Raportohet se e  Serbia do të ankohet edhe për “provokimet” e futbollistëve shqiptarë dhe tifozëve gjatë ndeshjes në Kaliningrad, ër mos përdorimin e sistemit VAR në një kërkesë për penallti dhe për këpucët sportive të Xherdan Shaqirit që përmbajnë flamurin e shtetit të Kosovës. E lidhur me këtë, Shaqiri përmes një postimi në instastory ua ka mbyllur edhe një herë gojën serbëve.  ”Luaj me krenari”, ka shkruar Shaqiri krahas imazhit të hedhur në instastory, përcjell rtv21.tv

Ndryshe, mbrëmë Serbia u mposht nga Zvicra në Kaliningrad me rezultat 2:1, në raundin e dytë të Grupit E në Kupën e Botës./21Media

 

Screenshot_15