SHAQIRI SHËNOI REKORD ME GOLIN NDAJ SERBISË

0

Janë vetëm 3 futbollistët që kanë shënuar radhazi në Kupën e Botës 2014, Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2018, mes tyre është edhe shqiptari Xherdan Shaqiri.

Nuk ka dyshim që një prej vendeve e ka portugezi, Cristiano Ronaldo në radhët e Portugalisë, duke qenë gjithnjë protagonist në aktivitete kaq madhore. Me shumë fat ka qenë padyshim edhe Romelu Lukaku me Belgjikën, që nuk ka munguar të gjejë rrugën e rrjetës në të tre aktivitetet.

Të njëjtin shkëlqim e ka dhe Xherdan Shaqiri, që në vitin 2014 shënoi 3 gola në fitoren me Hondurasin në grup. Në Euro 2016, Shaqiri shënoi golin e barazimit 1-1 me Poloninë, ndërsa më pas Zvicra humbi me 11-metra.

Dhe më i bukur ishte padyshim goli ndaj Serbisë, në fundin e një ndeshjeje epike, ndërsa më parë kishte shënuar edhe shqiptari tjetër, Granit Xhaka.