SFIDË PËR SIPËRMARRËSIT E RI, 4 MIJË EURO PËR 5 IDE INOVATIVE PËR BIZNES

0

https://youtu.be/F6yapcElJfo

Sfidë e re për sipërmarrësit e rinj nga Maqedonia. Deri në fund të vitit do të publikohet konkursi për ide inovative ndërsa 5 idetë më të mira do të fitojnë mbështetje financiare prej 4 mijë eurove për realizimin e tyre. Projektet e zgjedhura nga konkursi, nga fillimi deri në mes të vitit 2019 do të kalojnë disa trajnime dhe kjo do të përfundojë me ndarjen e grandeve. Sipas informacioneve qytetarët do të mund të konkurrojnë me projekte nga fusha e turizmit, trashëgimisë kulturore, teknologjisë informative, mjedisit  jetësor, ekologjisë dhe agrobiznesit. Këtë e parasheh projekti rajonal“Qendra Ballkano-Mediterane për inovacione dhe sipërmarrësi”, e cila përveç se në Maqedoni, është e kyçur edhe në Bullgari, Greqi, Shqipëri dhe Qipro. Në periudhën e fundit një numër i madh kanë vendosur për të filluar biznes personal ndërsa një pjesë e mirë e tyre janë shndërruar nga kompani të vogla në kompani serioze.

“Një përqindje e madhe e tyre kanë pasur sukses pasi që ata vendosen në një program me qëllim që të ulen rreziqet me të cilat ata përballen në disa vitet e para nga aspekti financiar, qasjes në treg, mungesës së kapaciteteve për menaxhim të kompanive,  gjithashtu edhe për të dalë në treg dhe për tu lidhur me klientët nga rajoni, gjë që është edhe qëllimi i këtij projekti”, tha Aleksandar Filipovski, Menaxher projektues.