SEANCË PËR “SHËNJESTRA-FORTESA”, ZAEV ËSHTË NDJEKUR NËN PSEUDONIMIN “ZO ZA”

0

Pajisjet për përgjim nga DSK-ja kanë qenë të lidhura me një banesë të një ndërtese të verdhë afër Stacionit Hekurudhor, e cila njihet si “ndërtesa e funksionarëve”. Kështu deklaroi dëshmitari kyç Zvonko Kostovski, gjatë dëshmisë së tij për rastin “Shënjestra-Fortesa”, i cili si i punësuar në DSK, i ka transferuar në hard-disk përgjimet ilegale.

“Në një banesë të një ndërtese tek Stacioni Hekurudhor, e njohur si “parlamentarja”, ka pasur një kompjuter të veçantë i cili ishte i lidhur me ndërtesën e Repartit për Teknikë Operative dhe me kërkesë të shefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, vazhdimisht ishte aktiv”, tha Kostovski.

Paraprakisht, Gjorgji Llazarevski, hollësisht shpjegoi se si është përgjuar pa urdhra të Gjykatës, dhe si ka arritur t’i lidhë kompjuterët, e më pas edhe t’i incizojë bisedat, të cilat ia ka dorëzuar Kostovskit. Në këtë lëndë, të akuzuar janë Sasho Mijalkov, Gordana Jankulovska, Nikola Gruevski, Nikola Boshkoski dhe Toni Jakimovski. Ndryshe, në seancën e sotme mes të tjerësh u theksua se kryeministri Zoran Zaev ka qenë përgjuar nën pseudonimin “Zo Za”.