SEANCË E RE GJYQËSORE PËR RASTIN “TANKU”

0

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale “Tanku” i cili ka të bëjë me blerjen e “Mercedesit” me vlerë prej 600 mijë euro.
Për këtë lëndë të PPS-së të akuzuar  janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish ministri ndihmës në MPB Gjoko Popovski.

Por në seancën e fundit , Gjykata solli vendim që Gordana Jankullovska të gjykohet në proces të ndarë, sepse dorëzoi vërtetim mjeksëor për shtatzëni të rrezikshme.

Ndërsa avokatët e të akuzuarve në këtë rast kanë kërkuar përjashtim të Këshillit Gjyqësor dhe të gjykatësve nga Gjykata e Apelit për shkak deklaratës së prokurores Katica Janeva të dhënë me 26 mars se në bisedat e përgjuara ka mes atyre që janë të përshirë edhe gjykatës.