Seanca të dy komisioneve parlamentare

0

Në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni ligjdhënës-juridik dhe Komisioni për kulturë, njofton Koha.

Në rend dite të Komisionit ligjdhënës-juridik janë propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjeve për standardin studentor, për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumatore, për mbrojtje shëndetësore dhe për mbrojtje të trashëgimisë kulturore, të gjitha në lexim të dytë.

Anëtarët e Komisionit për kulturë do të debatojnë për Propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore në lexim të dytë.