Rusi-Japoni, vazhdojnë mosmarrëveshjet territoriale

0

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të hënën se ende ekzistojnë disa pika të rëndësishme të cilat po e pengojnë një marrëveshje paqeje me Japoninë.

Të dyja vendet po synojnë të përmbyllin mosmarrëveshjet territoriale që datojnë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur me gazetarët në Moskë, pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm japonez, Taro Kono, Lavrov tha se ishte e vështirë të pritej përparim në bisedimet e paqes nëse më parë Japonia nuk e pranon sovranitetin e Rusisë në territorin e ishujve kontestues, raporton agjencia RIA.