RRITET ÇMIMI I DOGANAVE KOSOVË-MAQEDONI, NEGOCIATA MES DY SHTETEVE PËR GJETJEN E NJË ZGJIDHJE

0

Në drejtim të zgjidhjes së problemit për rritjen e çmimit të doganave nga Kosova, për javën e ardhshme është planifikuar takim i përbashkët me të gjithë ministrat përgjegjës nga rajoni. Në këtë takim do të marrë pjese edhe ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski. Njëkohësisht, Qeveria e Maqedonisë dhe Qeveria e Kosovës që mbrëmë komunikojnë vazhdimisht për gjetjen e zgjidhjes adekuate. Për këtë qëllim, ministri Nikollovski së bashku me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, javën e ardhshme do të takohen me ministrat përgjegjës nga Kosova.

Gjatë ditës së djeshme, Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujit, dërgoi shkresë deri te CEFTA, BE dhe deri te Qeveria e Kosovës, me të cilën kërkohet anulim i vendimit të Kosovës për rritjen e doganave për importin e pemëve dhe perimeve. Nëse Kosova nuk e tërheq këtë vendim, Qeveria e Maqedonisë do të ndërmerr masa për mbrojtjen e produkteve vendore.