Roth: Marrëveshja është shans unik për hapjen e dyerve të BE-së dhe të NATO-s

0

Maqedonia shkruan histori, jo vetëm kombëtar, por edhe evropian. Me Marrëveshjen të nënshkruar me Greqinë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit kemi shans unik për hapjen e dyerve të BE-së dhe NATO-s. Do të doja sa më shpejtë miqtë e Maqedonisë t’i shoh në grupin e miqve të bashkuar në dy asociacionet, theksoi sot në Ohër, ministri shtetëror për Evropën pranë MPJ-së gjermane, Michael Rothi cili është për vizitë pune në Maqedoni.

“Do të doja t’i inkurajoj njerëzit në vendin tuaj të bukur për ta pranua këtë mundësi historike. Nëse e mbështesni marrëveshjen, kjo do të jetë një shenjë e rëndësishme se qytetarët e Maqedonisë, fuqishëm janë të përkushtuar në demokracinë, qeverisjen e të drejtës, pavarësinë e gjyqësisë, ata do të bëhen pjesë kruciale të Evropës së Bashkuar. Duhet ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë, miqësinë tonë, obligimet e përbashkëta, kështu që jam optimist i madh në këtë drejtim”, theksoi Roth.