RONALDO KA VENDOSUR, DO TË LARGOHET NGA REALI

0

Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik Pasi ka fituar gjithçka me Real Madridin, Cristiano Ronaldo ka marrë vendim që të largohet nga Santiago Bernabeu.

Këtë lajm e raporton gazeta portugeze Record, sipas së cilës, CR7 pas deklaratave menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve, ku kishte theksuar se ky mund të ishte sezoni i tij i fundit në Madrid, konfirmon që ai do të largohet. Vendimi i portugezit nuk ka të bëjë me aspektin ekonomik,  por më shumë me faktin se presidenti Perez nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i rinovuar kontratën në shenjë mirënjohjeje për të gjitha ato që Ronaldo ka arritur me fanellën e bardhë të Realit të Madridit gjatë këtyre viteve. Veprimet e Perez e kanë bërë Ronaldon të ndjehet i padëshiruar nga presidenca dhe këtë verë do të ndahet përfundimisht me Realin pas nëntë viteve të kaluara në Bernabeu