ROMËT TË PASHPRESË KËRKOJNË ZGJIDHJE, CIVIL: TË KUPTOJMË SE SI ËSHTË TË JESH I DISKRIMINUAR

0

https://youtu.be/0PmMKBir9eU

Komuniteti rom, vazhdon të përballet me vështirësitë në lidhje më të drejtat e tyre por edhe me gjendjen e rëndë ekonomike.

Deputeti Samka Ibraimovski edhe pse u kishte premtuar se do të marrë pjesë në këtë panel ai nuk erdhi. Ndërkaq Ministria e Punës dhe politikës sociale nuk i është përgjigjur ftesës së tyre.

Përfaqësuesi i Civil Dehran Muratov pyet qeverinë pse nuk implemntohen të drejtat e romëve.

“Çka është ajo që qeveria e mëparshme, qeveria e udhëhequr nga Nikolla Gruesvki nuk u mundësoi romëve dhe çka është ajo që edhe kjo qeveri në këtë momënt nuk na mundëson të drejta dhe pse nuk implementohen”, tha Dehran Muratov, Qendra për Liri “Civil”.

Kryetari i Qendrës për Liri “Civil” Xhabir Deralla shprehu sërish shqetsimin e tij në lidhje me komunitetin rom dhe diskriminimin e tyre prej dekadash nga ana e shtetit në të cilin jetojmë.

“Diskriminimi, urrejtja dhe dhuna ndaj komunitetit rom, janë të pranishëm me gjenerata të tëra. Është befasi e madhe dhe e pakëndshme kur komunitetet etnike pakicë, në ndonjë shoqëri, por poashtu edhe këtu në Maqedoni, vetë e kanë ndjerë si është të jesh i diskriminuar, në çfarëdo lloj baze, të jenë bartës të sjelljes dhe politikave të diskriminimit kur janë në ndonjë pozitë”, tha Xhabir Deralla, kryetar i Qendrës për Liri “Civil”.

Ajo që e shqetëson komuntetin rom është edhe sjellja e vendimit nga Qyteti i Shkupit në Bashkëpunim me komunën Qendër për rrënimin e kampit  të ndërtuar pa leje në Urban Park në qendër të Shkupit.

“Jemi mbi 150 familje të cilat varijojmë në lokacione të ndryshme. Problemi nuk zgjidhet për shkak se vetë shteti nuk na sheh si popull. Premtimet janë shumë të mëdhaja nga viti në vitë të gjithë shpresjmë për një të ardhmemë të mirë, jo kjo qeveri jo tjera çdo here ndodh e e njëjta”, tha Alush Eminov, i pastrehë.

Atje ka të pastrehur që jetojnë prej vitesh, për të cilët deri më tani nuk është ofruar asnjë zgjidhje nga ana e autoriteteve.

Përgaditi: Salije Sadiku