ROK, HIP HOP, XHAZ DHE ETNO-POP, FILLON PROGRAMI MUZIKOR I “OPEN FESTIVAL STRUMICË”

0

Strumica “jeton” gjatë ditëve të fundit në Festivalin Open. Manifestimi i cili filloi që në muajin korrik, do të zgjasë edhe 10 ditë, përkatësisht deri më 19 gusht. Orkestra e Manastirit me performancë të hiteve të grupeve Deep Purple (Dip Parpël), Led Zzepelin (Led Cepelin), Queen (Kvin), AC/DC (Ej Si/Di Si), Ramsteine (Ramshtajn), e paralajmëroi finalen muzikore. Ditët në vijim do të dëgjohen tingujt e muzikës rok, hip hop, xhaz, funky, etno-pop, ndërsa do të marrin pjesë grupi Nokaut, Karolina Goçeva, Vllatko Stefanovski me shkollën verore për gjitarë. Publiku është i kënaqur me ofertën.

Anketë

Është më mirë. Të ketë më shumë muzikë rok se sa turbo folk.

Shkojmë, është super, ekstra

Është mirë që verën ta kalojmë me muzikë dhe ngjarje të këtilla

Organizatorët thonë se vetëm në dy ditët e  para erdhën rreth 10 mijë vizitues. Ata presin që gjërat të zhvillohet sipas planit.

“Tani është dita e tretë sipas programit zyrtar, kishte shumë vizitues, ata janë t kënaqur, po ashtu edhe ne. Deri sot kemi numër prej rreth 10 mijë njerëzve, ndërsa deri në fund të festivalit presim të kemi rreth 100 mijë vizitues. Nga java e ardhshme do të fillojmë me vendosjen e tezgave dhe  skenës së madhe në shesh”, tha Toni Peçkov, Organizator i OFS.

Kryetari i Strumicës, Kosta Janevski, në hapjen e programit zyrtar, theksoi se Open Festivali i Strumicës brenda këtyre 7 viteve u kthye në manifestim karakteristik për këtë qytet.

“Jam i bindur se kjo ofertë verore e festivalit nga dita në ditë do të sjellë shumë kënaqësi muzikore. Duhet të theksojmë se ky festival  për herë të parë u mbajt në korrik dhe gusht, duke ofruar shumë ngjarje poetike, artistike, muzikore dhe të filmit, por edhe shumë ngjarje të tjera me karakter sportiv dhe zbavitës. Gjithashtu u mbajtën edhe 8 ngjarje programore me rreth 70 pjesëmarrës”, u shpreh Kosta Janevski, Kryetar i Strumicës.

Open Festivali këtë vit organizohet nën moton “Dëgjoje zemrën”, me mision për zbavitje falas për të gjithë qytetarët.

“Pas koncerteve 7 ditëshe të cilët zhvillohen në disa lokacione në sheshin e qytetit, ngjarjet muzikore do të ndodhin kryesisht këtu në sheshin e qytetit, “Goce Dellçev”. Në tre mbrëmjet e fundit këtu do të performojnë shumë artistë vendas dhe të huaj si pjesë e finales muzikore”, tha Katerina Dafçeva, Gazetare.

Tamara, Vllado Janevski, Marija Sherifoviq, lepa brena, Cërvena Jabuka, Dubioza Kolektiv, Sasha Kovaçeviq janë vetëm disa nga emrat e skenës muzikore të cilët në fundjavën e ardhshme do të marrin pjesë në Strumica Open 2018.

Përgatiti: Katerina Dafçeva