RIKTHEHET ME PUNË TEK ”OSLLOME”, KËRÇOVARËT TË SHQETËSUAR NGA TYMI QË THITHIN!

0

https://youtu.be/sQ5MrikEjM4

Që nga pasdita e së enjtes kur Kërçova u pajis me Stacion filtrues për ujërat e zeza, filloi sërish me punë Termoelektrana e Osllomesë e cila po mbulon fshatrat e kësaj rrethine me pluhur hiri çdo mëngjes. Fotografitë dhe pamjet të cilat kanë arritur në redaksinë tonë kanë kapur një moment  kur në anën e Osllomesë në pjesën ku punon edhe Termoelektrana  çdo ditë po dërgohen mbeturina me kamion. Banorët e kësaj ane ankohen se përveç që mbyten nga tymi i termoelektranës, atje tanimë po dërgohen edhe mbeturina. Para një jave TEK Osllome pati një defekt i cili u konfirmua edhe nga Kompania ELEM, duke njoftuar se e kanë ndërprerë punën. Mirëpo pa dhënë asnjë njoftim, ata sërish kanë filluar me punë. Kjo termocentral momentalisht punon pa filtra. Ndërsa që nga 1 qershori stacioni për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit nuk ka të dhëna për Kërçovën.