Rikthehet Liga e Kampionëve, kryendeshja zhvillohet në Old Trafford

0

Sonte do të luhen tetë takime në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Champions.

E gjithë vëmendja sonte do të jetë e përqendruar në Old Trafford, aty ku Manchester United e pret Juventusin. Ajo që e bënë më speciale këtë sfidë, është rikthimi i Cristiano Ronaldos në stadiumin ku bëri emër, para se të transferohej tek Reali në vitin 2009.

Të dy skuadrat kanë telashe me lëndime dhe trajnerët Jose Mourinho e Massimilliano Allegri, mund të bëjnë ndryshime në formacionet startuese.

Pas dy ndeshjeve të para në Grupin H, Juventusi prinë me gjashtë pikë, kurse United ka katër. Kampioni aktual i Evropës, Real Madridi kërkon të lërë prapa serinë negative prej pesë ndeshjesh pa fitore, pasi në Santiago Bernabeu pret ekipin çek Viktoria Plzen.

Dueli tjetër i këtij grupi vë përballë, Romën dhe CSKA Moskën. Pas barazimit në ndeshjen e kaluar me Ajaxin, kampioni i Bundesligës, Bayern Munich udhëton drejt Greqisë, aty ku e pret AEK-u i Athinës, ndërsa skuadra holandeze ndeshet me Benfican.

Manchester City synon fitoren e dytë në grup, në një udhëtim jo të lehtë tek Shakhtar Donetsk në Ukrainë.