REFUGJATËT E PËRBUZUR NË MAQEDONI, RAPORTI I KOMITETI TË HELSINKIT NË MAQEDONI

0

https://youtu.be/wvPzYcHeYgI

Torturë, trajtime poshtëruese dhe degraduese, gjuhë e urrjetjes dhe kufizim i pajustifikuar i lirisë së refugjatëve dhe migrantëve. Këto janë disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut të evidentuara nga Komiteti i Helsinkit mbi të drejtat e Migrantëve dhe azilkërkuesve në Maqedoni për vitin 2017. Këto sipas kryetares së zyrës së Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, Urania Pirovska, janë mësim për të ardhmen.

“Leksion i cili na mëson se megjithatë, disa territore për të cilat kemi menduar se i kemi përvetësuar kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e njeriut, megjithatë nuk janë dhe patjetër ende duhet të luftojmë për këtë. Ajo që paraqet humanizëm në letër, nuk është humanizëm në vepër. Të gjithë ne që kemi qenë të kyçur në terren, gjatë kohës së krizës me refugjatët jemi përballur me shumë urrejtje nga ana e popullsisë locale, me nivel të lartë të ksenofobisë”, tha Urania Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

Në rast se Maqedonia sërish përballet me një sfidë të këtillë, sipas Pirovskës, përgjigja do të jetë shumë më ndryshe, me çka përmes monitorimit dhe korrigjimeve, do të vendosen kufinjtë se deri ku qeveria mund të shkojë me praktikimit e fuqisë së saj.

Nga Komiteti i Helsnikit gjithashtu theksuan se ndaj refugjatëve është zhvilluar edhe “kampanjë e zezë” politike, ndonëse për shumicën e tyre Maqedonia nuk ka qenë pikësynim. Gjithashtu u tha se është ushtruar dhunë e panevojshme nga ana e forcave të rendit si dhe deportimet drejt vendeve fqinje pa u marrë parasysh arsyet individuale të refugjatit.

Ndonëse në 2017-tën numri i refugjatëve që kanë hyrë në Maqedoni ka qenë i vogël, Elena Bërmbeska nga zyra e Komitetit të Helsinkit, thotë se duhet të ngritet vetëdijësimi i qytetarëve kundër paragjykimeve ndaj migrantëve.

“Patjetër duhet të ngritet vetëdija te qyetetarët në lidhje me problemet me të cilat përballën refugjatët, për çfarë në të vërtetë ikin ata nga vendet e tyre, me qëllim që të tejkalohen paragjykimet dhe stereotipet mbizotërojnë”, tha Elena Bërmbeska, Komiteti i Helsinkit.

Sipas përfaqësueve të Komiteti të Helsinkit, duhet të garantohet e drejta për të kërkuar azil për të gjithë migrantët dhe të huajt që janë future në territorin e Maqedonisë, pa u ndeshur në kufizime dhe neglizhime nga ana  e institucioneve.

Ditë më parë, Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, tha se nuk përjashtohet mundësia që sulmet në Siri të kenë ndikim edhe në rajonin tonë. Sipas saj, edhe pa këto sulme “është e qartë se ekziston trysni mbi kufijtë”, ndonëse më pak e dukshme se në vitin 2015 por tregues se Maqedonia dhe rajoni praktikisht duhet të mësohen se kjo situatë do të zgjasë.

Përgatiti: Besir Arifi