Real Madrid dhe Juventus shkëmbejnë yjet

0

Marcelo ishte lidhur me Juventusin më herët këtë verë, por fakti që Alex Sandro mbeti në Torino bllokoi një marrëveshje potenciale.

Megjithatë, tani mbrojtësi i Real Madridit është kthyer në listën e dëshirave të Bianconerëve.

Në fakt, një transferim mund të bëhet tashmë në janar, dhe jo verën e ardhshme, siç ishte raportuar.

Marcelo nuk ka raporte shumë të mira me trajnerin e Realit, pasi u zëvendësua kundër Girona, para se ta dërgohej për të stërvitur me rezerva.

Siç shkruan Tuttosport, Marcelo dëshiron të bashkohet me mikun e tij, Cristiano Ronaldo. Gjithashtu klubet mund të bëjnë një shkëmbim kokë më kokë, Alex Sandro me Marcelon, por gjithçka mbetet të shihet në janar.