REAGIMI I DUKËS PAS VENDIMIT TË FIFA-s PËR TË HETUAR XHAKËN DHE SHAQIRIN

0

“Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës”

FIFA ka hapur një hetim në lidhje me festimet e futbollistëve shqiptar të Zvicrës në ndeshjen me Serbinë.

Vendimi i FIFA-s për nisjen e hetimeve për mënyrën e festimit të dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në fitoren 2-1 të Zvicrës me Serbinë ka sjellë dhe reagimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook. Sipas kreut të federatës së futbollit shqiptar, ky vendimet i organeve të FIFA-s është sa qesharak aq edhe primitiv.

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.

“Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!”, ka shkruar Duka.