Reagimi i Dua Lipës pasi fitoi dy çmime

0

Emocionuese!

Mbrëmë u mbajt eventi i ndarjes së çmimeve më të rëndësishme në industrinë e muzikës, “Grammy Awards”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka fituar dy çmime në “Grammy Awards”, duke u bërë kështu këngëtarja e parë shqiptare që shpërblehet në këtë event.

Këtij lajmi padyshim që i është gëzuar këngëtarja, e cila në një video të publikuar nga MTV shihet se sa e lumtur është. Ajo është shpërblyer në kategorinë ‘Kënga më e mirë e zhanrit Dance’ (për “Electricity”, bashkëpunimin me dyshen “Silk City” që përbëhet nga Diplo dhe Mark Ronson).

Por, ky nuk ishte çmimi i vetëm për artisten pasi që ajo u shpërblye me çmim edhe në kategorinë “Artisti më i mirë i ri”, shkruan rtv21.tv

Disa nga artistët që ishin prezent në këtë event janë për herë të parë të nominuar për një çmim “Grammy”.Listën e këtyre artistëve padyshim që e kryesojnë dy artistet shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa./21Media

.