REAGIMET E SPORTISTËVE PËR VDEKJEN E FADIL VOKRRIT

0

 

Sportistët shqiptarë kanë reaguar për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit.

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka përmes një postimi ka ngushëlluar familjen Vokrri për legjendën e futbollit.

”Ngushllime familjes Vokrri, shpirti yt u prehtë ne paqe legjenda jonë”, ka shkruar Xhaka. Kapiteni i Kosovës, Valon Berisha është shprehur se ndihet i nderuar që ka njohur një njeri si Fadil Vokrri. “U prehsh në paqe Fadil Vokrri! E kisha nderin që të kam njohur legjenda e futbollit. Do të na mungosh shumë President” ka shkruar Berisha në facebook, shkruan rtv21.tv Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit për vdekjen e Vokrrit. ”Ngushëllime familjës, dhe gjith të afërmëve të tijë. allahu te shperbleft me xhehnet #LEGEND”, ka shkruar Ajeti në instagram.

Në nën tjetër, portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka shprehur emocionet e tij për vdekjen e Vokrrit me një status në Facebook. Ujkani ka shkruar se është pa fjalë, por me dhimbje për lajmin shokues.

“Jam i shokuar, nuk mund të besoj që legjenda e futbollit nuk do të jetë më në mesin tonë. Do të kujtojmë gjithmonë President, ashtu si një njeri të qeshur dhe modest, edhe atëherë kur të gjithë shqiptarët të lavdëronin për punën tënde. Do të mbetesh frymëzimi ynë i përhershëm. Jam pa fjale por me dhimbje shumë ! Ngushëllime familjes dhe të gjithë Kosovës. Një legjendë si Fadil Vokrri nuk vdes kurrë, ai gjithmonë do te jetë me ne, me kujtimet më të mira. Faleminderit President”, ka shkruar Ujkani.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk i ka mbijetuar sulmit në zemër që ka pësuar në mëngjesin e sotëm. Fadil Vokrri vdiq në moshën 57 vjeçare./21Media