Reagimet e lojtarëve pasi Sala u konfirmua i vdekur

0

Lajmi për vdekjen e Salas i ka pikëlluar ata që e ndan fushën e gjelbër bashkë me të

Policia e Dorset të enjten ka konfirmuar vdekjen e Salas. Sipas njoftimit të policisë, trupi i gjetur në rrënojat e aeroplanit është i lojtarit Emiliano Sala.

Pasi që doli lajmi për vdekjen e Salas, rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe pikëllimi dhe ngushëllimi për familjarët dhe shoqërinë e lojtarit.

Në mesin e tyre asesi se nuk munguan edhe ngushëllimet e atyre që me Salan i ka bashkuar fusha e gjelbër.

Mesut Ozil, Alejadro Bedoya, Sergio Aguero, Kylian Mbappe janë disa prej tyre që ngushllimet për vdekjen e shokut të tyre i kanë shprehur përmes rrjeteve sociale.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar sa më ka mërzitur kjo gjë. Jam duke menduar dhe duke u lutur për familjen e tij dhe gjithashtu edhe për familjen e pilotit”, ka shkruar Mesut Ozil, lojtari i Arsenalit.

“U prefsh në paqe, vëlla. Gjithmonë do të jesh në zemrat tona”, ka qenë mbishkrimi i Alejadro Bedoya, teksa ka publikuar edhe disa fotografi bashkë me Salan.

“U prefsh në paqe”, kanë shkruar, Michy Batshuayi dhe Iker Casillas.

“Jam tmerrësisht i pikëlluar. U prefsh në paqe, Emiliano. Ngushëllimet e mia për familjen dhe shoqërinë”, është shprehur Sergio Aguero.

Edhe La Liga përmes rrjeteve sociale i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë për vdekjen e Salas.

“La Liga dëshiron t’i shprehë ngushëllimet më të thella për familjen dhe shokët e Emiliano Salas. U prefsh në paqe”, shkruan La Liga.

“U prefsh në paqe Emiliano Sale. Jemi duke menduar për familjen në këtë kohë shumë të mërzitshme”, shkruan Benfica.

Lojtari nga Argjentina, Emiliano Sala kishte lindur në tetor të vitit 1990. Ndërsa, aeroplani me të cilin po udhëtonte Sala drejt Cardiffit u zhduk më 21 janar. /21Media 

.