RAPORTI GJASHTËMUJOR, I SHTATI ME RADHË I PPS-së, AKTGJYKIME PËR 3 PERSONA DHE 8 HETIME TË REJA FINANCIARE

0

Raporti gjashtëmujor, i shtati me radhë i Prokurorisë Publike Speciale për periudhën nga 15 shtatori i vitit 2018 deri në 15 mars të 2019-tës, i përfshin të dhënat për aktgjykimet e shqiptuara, hetimet e hapura, por edhe mjetet e shpenzuara. Siç thuhet në raport, gjatë kësaj periudhe janë sjellë aktgjykime për gjithsej 3 persona në dy lëndë.

“Aktgjykimet e konfirmon vlefshmërinë e aktakuzave të ngritura, lidhur me veprat penale për të cilat ngarkoheshin të akuzuarit. Gjithashtu në këtë periudhë, me rëndësi është të theksohet se janë ngritur dy aktakuza në lëndët Talir dhe Talir 2”, thuhet në raportin gjashtëmujor të Prokurorisë Publike Speciale.

Një nga pikat në raportin e PPS-së është edhe hapja e tetë hetimeve të reja financiare për të cilat dyshohet se përmes veprave të kryera penale është shkaktuar dëm financiar mbi buxhetin në vlerë prej pothuajse 92 milionë eurove.

Gjatë periudhës së parashikuar për dorëzim të raporteve, janë hapur procedura parahetimore për 81 lëndë. Prej tyre, 14 lëndë janë formuar me vetiniciativë, ndërsa 67 lëndë janë formuar në bazë të paraqitjeve nga parashtruesit tjerë. Prokuroria publike hapi 8 procedura të reja hetimore kundër gjithsej 64 persona fizikë.

“Në këtë periudhë në kuadër të procedurave të hapura parahetimore deri te Gjykata Themelore Shkup 1 Shkup janë dorëzuar gjithsej 12 propozime për caktimin e masës paraburgimi për 4 lëndë, prej të cilave, nga ana e gjykatës janë pranuara 9, ndërsa 3 propozime për masë paraburgimi janë refuzuara”, thonë nga PPS-së, në raportin gjashtëmujor.

Nga mjetet e miratuara për vitin 2018 në periudhën prej 15 shtatorit deri më 31 dhjetor të njëjtit vit, janë shpenzuar 76,4 milionë denarë, përkatësisht mjetet e shfrytëzuara janë 33,43%. Realizimi i përgjithshëm i buxhetit të miratuar për vitin 2018 është 195,3 milionë denarë. Në vitin 2019 janë realizuar 16,25% nga buxheti i përgjithshëm i cili është 228,6 milionë denarë. Nga 606 555 audio incizime që i ka PPS, është dëgjuar dhe analizuar përmbajtja e 582 293 audio incizimeve, përkatësisht siç thanë nga prokuroria, janë përpunuar 96%.

Përgatiti: TV21