RANIERI U PREMTON LOJTARËVE TË FULHAM: NËSE NUK PËSONI GOL JU DËRGOJ NË MCDONALDS

0

Trajneri italian vazhdon me premtimet e tij interesante për futbollistët

Claudio Ranieri ka pak ditë që ka marrë tashmë drejtimin e skuadrës së Fulhamdhe po bëhet gati që të luajë ndeshjen e parë përballë skuadrës së Southamptonit.

Ndërsa në intervistë për mediat i pyetur nëse do të vazhdonte me zakonin e tij: “pica falas në ndeshjet kur skuadra nuk pëson gol” ai dha një përgjigje epike.

“Unë duhet të organizoj diçka më shumë, picat nuk janë të mjaftueshme”, tha Ranieri. “Më lër të mendoj… secili një McDonalds. Nëse e shikoni Fulhamin të pranojë shumë gola dhe unë jam një italian, dhe është e rëndësishme që të mbajmë të paprekur portën tonë”  është shprehur ai.