Rama – Metës: Mona të ka vjedhur FB, ose je në fazën ku do të merren armët

0

Vetëm pak minuta ka vonuar përgjigja e kryeministrit Edi Rama për Presidentin Ilir Meta, i cili e nisi ditën duke vendosu pikat mbi (i), pasi i kujtoi shefit të qeverisë se “nuk ka fuqi në botë që e shantazhon”.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes!”, shkruan kryeministri në Twitter.

E si për të kujtuar që kjo përplasje e ashpër “brirësh” me Kreun e Shtetit vjen prej mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Rama thotë se “i çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”.