Qytetarët për ndryshimet kushtetuese, shumica prej tyre nuk kanë informacion se çfarë po ndodh

0

Momenti i votimit të ndryshimeve kushtetuese për qytetarët nuk është një moment që do bëjë kthesë të madhe për cilësinë e jetës së tyre. Pjesa më e madhe prej tyre nuk kanë informacion se çfarë po ndodh konkretisht në Kuvend.

Ae dini çfarë po ndodh në Kuvend?

E di që kanë mbledhje në Kuvend, për votimin e Kushtetutës. I sigurtë 100% se po. Mendoj se po.

Sot lajmet nuk i kam ndjek por me siguri për ndryshimet e kushtetutës. Amandamentet të cilat i japin opozita shqiptare janë amandamente për ne shqiptarët dhe pa pranimin e tyre çfarë na duhet ajo kushtetutë.

Në parlament të them të drejtën, të gjithë hajna. Hajn përmbi hajn. Kushtetutën, për kushtetutën më mirë le të rrijnë në shtëpi, ne do t’ua japim të hollat. Ato që I fitojmë do t’ua japim, most ë dalin fare në parlament.

Çka do të ndodh? Më me gjasa do të ndodhë ajo që e kanë ndërmend të bëjnë ata të cilët e propagojnë atë. Supozoj se do të jetë ashtu. Të jem I sinqertë nuk pres asgjë pozitive. Mendoj që nuk do të ketë asgjë të volitshme për ne.

Asgjë s’paska. Asgjë s’do të ndodhë, asnjëherë nuk ka ndodh as nuk do të ndodhë. Duhet të tërheqet se ne nuk mund t’bëhemi maqedo, ne jemi shqiptar.

Është për emrin apo çka? Nuk e di çka t’ju them.

Ajo nuk mund të dihet asnjëherë. Puna me kushtetutën dhe këto punë nuk mund të dihen. Këtë e dinë vetëm politikanët, kjo është e drejtë e tyre. Le të bëjnë si të duan.

Nuk di asgjë unë se çfarë po ndodh, por dihet se kur është nis kjo punë, është nis kah e prapa. Nuk është si duhet. Ndryshimet kushtetuese, ne jemi për në Evropë, por ata veprojnë si të duan, kush na pyet ne.

Le të bëjnë çfarë të bëjnë, vetëm le të jetë mirë për qytetarët.

Qytetarët e tjerë thjeshtë ngritnin supet dhe kur dëgjuan pyetjen rreth aktualitetit politik, tentonin të iknin. Maqedoninë tani e presin hapa të rëndësishëm drejt integrimit të saj në NATO.

Përgatiti: Almedina Ismajli