QEVERIA RAPORTIN E DËRGOI NË PTHP, ÇRREGULLIME NË RAPORTIN E REVIZORËVE TË MEPSO-së PËR 2016

0

https://youtu.be/-B77Kpe3FFg

Raporti i revizorëve të MEPSO-së për vitin 2016 do të gjendet në tryezë para prokurorëve të PTHP-së. Këtë e deklaroi zëdhënësi i Qeverisë Boshnjakovski, i cili tha se qeveria në këtë raport ka vërejtur dy momente kontestuese, prandaj prokuroria do të bëjë verifikim shtesë para se të ngrejë procedurë.

“Në vitin 2011 MEPSO ka marrë ofertë për blerjen e pronës nga gjithsej 2178 metra katrore për 3,7 milionë euro. MEPSO e ka refuzuar këtë ofertë, por pas dy viteve, të njëjtën pronë, një person tjetër juridik ia ka shitur MEPSO-së për 4,8 milionë euro. Informacioni i dytë ka të bëjë me kohën e ndarjes së Elektroekonomisë së Maqedonisë, kur një pjesë e rrjetit – shtyllat elektrike dhe trafostacionet që janë në pronësi të MEPSO-së, nuk ishin të regjistruar në kadastrën, si pronë e MEPSO-së”, u shpreh Mile Boshnjakovski, zëdhënës i qeverisë së RM-së.

Nga MEPSO-ja për tv21 thonë se e kanë marrë raportin dhe se po i shqyrtojnë lëshimet që i kanë konstatuar  inspektorët dhe se në periudhën e ardhshme do t’i ndjekin të gjitha udhëzimet e Qeverisë.

“Bordi Drejtues i MEPSO-së e mori dhe e shqyrtoi raportin e Entit shtetëror për revizion, i ka parë lëshimet e konstatuara nga inspektorët. MEPSO në tërësi do t’i ndjekë udhëzimet e aksionarit, përkatësisht, të Qeverisë”, thanë nga MEPSO.

Nga Qeveria nuk i zbuluan emrat e përfshira në këtë rast, për shkak se, siç thonë prej atje, ende nuk i dinë, por theksuan se bëhet fjalë për vitin 2016. Përndryshe, në vitin 2017, Drejtoria e policisë financiare ngriti padi penale ndaj ish drejtorit të përgjithshëm të MEPSO-së, drejtorit për punën financiare dhe ndaj drejtorit për menaxhimin e tregut me energji elektrike. Ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në tetor të vitit 2016, Nenad Jovanovski u emërua drejtor i përgjithshëm, të cilin e ndryshuan nga posti në gusht të vitit 2017 pasi që qeveria e re e ndryshoi të gjithë strukturën udhëheqëse të MEPSO-së. Një nga paditë penale të cilat i ngriti policia financiare deri te PTHP-ja në dhjetor të vitit të kaluar ishte pikërisht ndaj Nenad Jovanovski-t.

Përgatiti Antonio Krstevski

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here