QENDRA URBANE PËR PUNË SOCIALE ME APEL QË TË PARAQITEN PERSONA DHE FAMILJE NË RREZIK

0

Qendra ndërkomunale për punë sociale e Qytetit të Shkupit, apelon deri te qytetarët që ta kontaktojnë Qendrën gjithmonë kur do të marrin informacion se i nevojitet ndihmë dhe mbështetje ndonjë personi apo familjeje në rrezik.

“Me denoncimin e këtyre rasteve, qytetarët munden së bashku me institucionet të veprojnë në mënyrë efikase gjatë sigurimit të ndihmës, por edhe të parandalojnë keqpërdorime eventuale”, qëndron në apelin e Qendrës.

Denoncimet, siç theksohet, i shqyrton një ekip i specializuar i formuar vitin e kaluar.

“Ekipi vepron në lëndët urgjente të kategorive të ndjeshme të shfrytëzuesve të të drejtave dhe shërbimeve në kompetencë në IP Qendra ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit. Ekipi i specializuar është në funksion 24/7, respektivisht është i angazhuar për kryerje të ekspertizave urgjente, në çfarëdo qoftë kohë të ditës dhe gjatë fundjavave”, theksohet në kumtesë.

Siç theksojnë nga Qendra, ekipi vepron pas thirrjeve të pranuara në numrat kujdestar të telefonave:  078 / 230 943 и 076 / 381 762.