PSP-ja nuk është pajtuar që Mijallkovit t’i kthehet pasaporta

0

Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk ka dhënë pajtueshmëri për kthimin e pasaportës Sasho Mijallkovit.

Më herët edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1 për AIM njoftuan se Këshilli Penal i Gjykatës nuk ka vepruar mbi kërkesën për shfuzqizim të masës së përkujdesit për Sasho Mijallkovin.

“Në lidhje me informacionin lidhur me personin S.M, i akuzuar në lëndë të PSP-së, informojmë se Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore nuk ka vendosur për kërkesën për shfuqizim të masës së përkujdesit për personin e përmendir dhe informacionet që qarkullojnë në oopinion janë të pavërteta”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Përndryshe, disa mediume sot raportuan se ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, i është kthyer pasaporta.