PSG E KËRKON FABINHON NGA LIVERPOOLI

0

Mesfushori brazilian nuk po gjen hapësira në skuadrën e Jurgen Klopp

Liverpool-i po mendon ta largojë Fabinhon qysh në afatin kalimtar të janarit, të cilin ia ka ofruar Paris Saint-Germain në formë huazimi me obligim blerjeje në fund të stinorit.

Ndonëse Klopp ka shpenzuar 50 milionë euro për ta blerë nga Monaco këtë verë, Fabinho nuk ka arritur të bind trajnerin gjerman me paraqitjet e deritanishme me fanellën e “Të Kuqve”.

PSG po negocion që të ndryshojë formën e huazimit, pasi ata e duan lojtarin në huazim, por jo blerje të obligueshme, pasi kanë frikën se ai mund të mos përshtatet as në skuadrën e Thomas Tuchel.