Protestuesit nuk heqin dorë nga qëndrimet, shpresojnë që Ivanov ta pengojë procesin

0

Vazhdojnë protestat para Kuvendit. Qytetarët e revoltuar, thonë se po shitet identiteti, andaj apelojnë deri tek presidenti Ivanov që tu bashkëngjitet në betejën e tyre. Janko Baçev nga “Maqedonia e vetme” tha se edhe krahas votimit të ndryshimeve kushtetuese ata nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e tyre.  Ai gjithashtu shtoi se do t’i përdorin të gjitha mënyrat demokratike me qëllim anulim të vendimeve.

“Ne ngelemi këtu deri në fund dhe besojmë se do të korrim fitore në këtë betejë.  NGJITJE Ne kemi edhe fazë të dytë, e cila ndoshta do të jetë më e komplikuar, e cila varet nga kryetari Ivanov.  Ditëve në vijim do të zbardhim planin tonë, pas vendimeve të cilat do të sillen në Kuvend. Do ta paraqesim këtë problem në Kombet e Bashkuara, por kjo do të varet nga Ivanov, besojmë se ai në fund të mandatit të tij do të ndalet në anën e popullit të tij”, tha Janko Baçev – “MAQEDONIA E VETME”.

“Ky është vetëm maltretim asgjë më shumë. Asgjë që bëjnë ata nuk është legjitime, kjo është kundër kushtetuese. Kryetari Ivanov nuk duhej të jepte mandat, por tani e ka për detyrë që të dalë këtu së bashku me popullin, të paraqitet edhe ai këtu, nuk po e dimë se çfarë lojërash po luan edhe ai. Prandaj të gjithë apelojmë, pasi që e kemi votuar në mënyrë legjitime të vijë këtu, le të paraqitet tek qytetarët”, u shpreh protestuesi.

Qeverinë e quajnë jo legjitime, ndërsa ndryshimet anti-kushtetuese.

“Rezistenca jonë do të vazhdojë kundër këtyre ndryshimeve  anti-kushtetuese. E gjithë kjo që po ndodh është jo legjitime, e pa lejueshme dhe e pa pranueshme, veçanërisht për popullin dhe shtetin maqedonas, pasi që kështu shkatërrohen dhe degradohen. Domethënë asnjëherë nuk do të pranohen këto vendime”, tha protestuesi.

Së pari duhet të ndërmerret gjithçka që është në kuadër të ligjit, kjo është më e rëndësishmja. Gjithçka që është kundër ligjit, nuk duhet dhe nuk guxon të kalojë. Të punojë ligji para së gjithash, kjo është porosia e shumicës së banorëve të Maqedonisë.

Ata do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit deri në fund të siç thonë ata, betejës për mbrojtje të shtetit.  Derën e fundit për të hedhur poshtë ndryshimet kushtetuese ata e shohin tek kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, nga i cili kërkojnë që të rezistojë ndaj vendimeve të Kuvendit.

Përgatiti: Armend Gashi