PREZENCA E RONALDOS NUK ËSHTË GARANCI SE EKIPI ITALIAN DO TA FITOJË LIGËN E KAMPIONËVE

0

Prezenca e Cristiano Ronaldo mund ta ndihmojë Juventus-in të ngushtojë diferencën me elitën e futbollit, por nuk është një garanci se ekipi italian do të fitojë Champions League, shprehet Lothar Matthaus.

Pas nëntë viteve të mbushur me trofe, Ronaldo ka nisur një aventurë të re në Serie A me Juventus.

Nga sulmuesi portugez kërkohet që të udhëheqë bardhzinjtë drejt triumfit të Champions League, një trofe që ai e ka fituar tri herë radhazi me Real Madrid. Gjithsesi, ish-lojtari i Bayern dhe Inter thotë se Champions League nuk është një kompeticion aq i thjeshtë sa mund të mendojnë disa, duke insistuar se Ronaldo nuk mund t’ia garantojë triumfin. “Ronaldo nuk është në moshën ideale për një futbollist.

Mendoj se ai do të fokusohet te Champions League. Aty ai mund të tregojë paraqitjet më të mira, ashtu siç bëri vitin e kaluar te Real Madrid”, shprehet Matthaus për Sport Bild.

Ai theksoi se kampionati italian do të jetë më i fortë këtë sezon. “Mos harroni se Napoli dhe Inter kanë ndërtuar dy skuadra shumë kompetitive.

Mendoj se kampionati italian do të jetë më i fortë këtë sezon. Juve mund të ngushtojë diferencën me skuadrat elitare, por kjo nuk do të thotë se Juve është në majë vetëm prej Ronaldo-s”, ka shtuar tutje Matthaus.