PREZANTOHET “THIKA ME UJË”, MUNDËSON OPERACIONE PA PRERJE

0

https://youtu.be/tilwW4ocRyU

Në klinikën Universitare në Shkup sot për herë të parë u aplikua metoda e ashtuquajtur “thikë me ujë” për të trajtuar tumorin në lukth dhe zorrë. Përparësia e “thikës me ujë” është se për heqjen e tumoreve nuk është e nevojshme ndërhyrja kirugjike me prerje. Kjo metodë aplikohet për herë të parë në rajon, tha drejtoresha e klinikës, Kalina Grivçeva, e cila shtoi se aparati bazë kushton rreth 35 mijë euro, ndërsa “thika me ujë” blihet më vete. Këtë risi në mjekësi para mjekëve tanë e aplikoi mjeku gjerman Aksel Ajkov, i cili u shpreh i kënaqur nga ekipi dhe paisjet e endoskopisë në Shkup. Deri më tani në vendin tonë, me këtë risi mjekësore është ndërhyrë tek 8 pacientë.

“Quhet “thikë me ujë” sepse gjatë ndërhyrjes nxjerr ujë që bën të mundur që më lehtë të duken enët e gjakut, që të duket se ku ka gjakderdhje, sepse ka shumë enë të vogla të gjakut, dhe të intervenohet dhe të ndërpritet, gjë që është shumë e mirë”, tha Kalina Grivçeva Stardelova, drejtoreshë e klinikës.

“Rasti i parë ku u ndërhy ishte një heqje të një tumori të ri në pjesën e fundore të zorrës së trashë. Qëllimi është që tumore e reja të hiqen me ndërhyrje minimale, që nënkupton pa operacion, dhe ishte një rast i mirë për të prezantuar ndikimin e endoskopisë dhe mendoj se kjo është e ardhmja”, tha Aksel Ajkov, shef i endoskopisë në Hanau, Gjermani.