PRANOJNË FAJIN TË AKUZUARIT PËR NGJARJET 27 PRILLIT NË KUVENDIN E MAQEDONISË

0

Dy të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë kanë pranuar akuzat. Në seancë gjyqësore fajin e kanë pranuar Vasko Cungarevski dhe Dimitar Popovski për veprën penale “dhunë”.

Cungarovski dhe Popovski kanë  marrë pjesë në dhunën në Kuvend dhe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, Cungarovski ka kërcënuar kryeministrin Zaev. Gjykatësja Olja Ristova, ka marrë vendim për  denim  me një vit dhe tre muaj burg.