Porto Riko/ Vritet reperi homoseksual Kevin Fret

0

Reperi Kevin Fret, i njohur edhe si një “avokat” që ka mbrojtur gjithmonë të drejtat e komunitetit LGBT, është qëlluar për vdekje në Porto Riko.

“Muzikanti 24 vjeçar, i përshkruar si artisti i parë homoseksual i muzikës latine Trap, u vra në kryeqytetin San Juan të enjten”, thotë policia.

Fret u qëllua tetë herë me armë teksa lëvizte me një motoçikletë në rrugë. Vdekja e tij e çon numrin e vrasjeve në Porto Riko në 22 vetëm për vitin 2019.

Menaxher i Fret, Eduardo Rodriguez, e përshkroi reperin si “një shpirt artistik” i cili kishte pasion për muzikën.
Duke konfirmuar vdekjen e tij, Rodriguez tha: “Nuk ka fjalë që përshkruajnë ndjenjën që kemi dhe dhimbjen që na shkakton të dimë që një person me kaq shumë ëndrra po ikën”.

“Ne duhet të bashkohemi në këto kohë të vështira dhe të kërkojmë shumë paqe për Puerto Riko-n tonë të dashur”, shtoi ai.

Videoja e fundit e reperit, Soy Asi, ka më shumë se gjysmë milion shikime në YouTube.

“Unë jam një person që nuk dëgjoj çka dikush ka për të thënë”, tha ai për revistën online Paper vitin e kaluar.

“Tani shoh djem të rinj homoseksualë ose lesbike të reja që më shikojnë si një shembull, si wow”, theksoi ai.