PLANI PËR RRITJE EKONOMIKE, MBËSHTETET NGA INVESTITORËT

0

https://youtu.be/oKkwh05dZYA

Masat nga plani për rritje ekonomike do të mund t’i përdorin vetëm një numër i vogël i kompanive, ose nga 70 mijë kompani nga sektori privat i vendit. Përfitim do të kenë më së shumti 20%. Këto janë informacionet të cilat I publikoi kryetari I Këshillit për investitorë të huaj, Shtefan Peter. Përveç kësaj, ai gjithashtu tha se është shumë e nevojshme që kërkesa për fonde të jetë me një procedurë minimale burokratike. Piter e përshëndeti vendimin e Qeverisë që në mënyrë të njëjtë t’i mbështesë kompanitë vendore dhe investitorët e huaj. Kryetari I këshillit të investitorëve të huaj vlerësoi se për herë të parë pas një periudhe të gjatë ka përmirësim të bashkëpunimit mes kompanive nga Maqedonia dhe investitorët e huaj.

“Atë që e kuptuam është se nga 70 mijë kompani ky plan u përshtatët vetëm 10 deri në 20 % të kompanive. Ky është një citat nga analiza e odës ekonomike”, tha Shtefan Peter, Këshilli për investime të huaja.

Masat të cilat gjenden në planin për rritje ekonomike, të cilat u transferuan në një zgjidhje ligjore për një transparencë më të madhe, siç është paralajmëruar nga qeveria, do të jep trajtim të barabartë për të gjitha kompanitë në Maqedoni, siguron zëvendëskryeministrin Angjushev. Ai disa herë përsëriti se kompanitë veçmas mund të konkurrojnë nëse i përmbushin të gjitha kushtet.

“Absolutisht, ligji është kompatibil me të gjitha ligjet ekzistuese në Maqedoni. Ky ligj është më i mirë, sesa të sillet kontrata për 23 kompani në seanca të mbyllura të Qeverisë”, tha Koço Angjushev, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Një nga  akuzat më serioze për propozim planin për rritje ekonomike vjen nga biznesmeni Goran Rafajlovski. Sipas tij masat në përgjithësi janë të parapara për lojtarët më të mëdhenj. Rafajlovski mendon se janë lënë anash kompanitë e mesme dhe të vogla të cilat përbëjnë 90% të ekonomisë së Maqedonisë.

“Së pari keni elemente antikushtetuese dhe ndarje për atë se kush mund të përdorë ndihmë, e kush jo. Së dyti-ligji në masë të madhe i përkrah biznesmenët e mëdhenj dhe biznesin e madh. Çdo vend bazohet në ndërmarrje të mesme, të cilat duan të rriten. Tani ato po anulohen, sikur të mos ekzistojnë”, tha Rafajlovski.

Përgatiti: Ile Petrevski

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here