Pjanic: Juventusi aktual më i miri në histori, Tripleta objektiv dhe ëndërr

0

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, beson se skuadra e tanishme e Zonjës së Vjetër është më e mira në histori të klubit.

Boshnjaku e pranon se ëndrra e madhe është fitimi i Tripletës (Serie A, Kupa e Italisë dhe Liga e Kampionëve).

“Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta sjell në shtëpi”, ka thënë Pjanic për Rai Sport.

“Tripleta duhet të jetë ëndërr dhe objektiv për ne. Kur nënshkrova me Juventusin, presidenti më tregoi një fotografi ku Bianconerët kishin fituar Scudetton pesë herë radhazi dhe me tha se dëshiron t’i kaloi sukseset e atij ekipi”.

“Ne ia dolëm, ia arritëm shtatë, por tani duhet të sjellim trofe të rinj në shtëpi. Kemi një skuadër të madhe dhe klubi po punon çdo vite për ta përmirësuar në mënyrë që të fitojmë Scudetton”.