PERSONAT ME HANDIKAP KËRKOJNË PUNË, FIRMAT PRIVATE DHE ADMINISTRATA PUBLIKE NUK I PUNËSON

0

Edhe Personat me aftësi të kufizuara mund të punojnë.

Përfaqësuesja e Odës Ekonomike Jadrana Ariznkovska tha se pas realizimit të një praktike me disa persona me handikap, kanë konstatuar se personat me handikap janë të përkushtuar në punën që bëjnë dhe i zbatojnë detyrat në nivelin që e kërkon punëdhënsi.

“Vitin e kaluar realizuam trajnime për personat me handikap. U realizuan rreth 10 programe për punë praktike dhe kompanitë që kanë persona me handikap si praktikantë vazhdimisht prej nesh kërkojnë të vazhdojmë me aktivitetet tona, për shkak se u tregua se personat me handikap janë të përkushtuar dhe i zbatojnë detyrat në nivelin që e kërkojnë punëdhënësit”, tha Jadranka Arizankovska Përfaqësuese Oda Ekonomike

Elena Koçeska tha se përveç firmave private, punësimi i personave me handikap është shumë i ulët si edhe në administratën publike.

“Përfshirja më e madhe e personave me handikap në tregun e punës, është në të ashtuquajturat Shoqatat mbrojtëse, e quajmë treg të veçantë vetëm për personat me handikap, që paraqet diskriminim ndaj personave me handikap, përfshirja e tyre në sektorin privat është shumë e ulët, edhe më e ulët është në administratën publike. Maqedonia nuk ka statistikë për numrin e personave me handikap, gjë që paraqet edhe një sfidë për shtetin tonë”, u shpreh Elena Koçeska.

Lubisha i cili është me dëgjim të kufizuar thotë se qëllimi i takimit është që të jenë të përfshirë sa më mirë në të gjitha kategoritë e vendit.

“Sot u mblodhëm këtu për të folur për vendin që e kanë qytetarët me handikap, në procesin e punësimit, duam të dëgjojmë dhe të informohemi për hapat e ardhshëm të Odës ekonomike, me qëllim që të jemi të përfshirë sa më mirë, të gjitha kategoritë në vend, edhe të shurdhërit, edhe të verbërit, edhe personat me pengesa në zhvillimin mendor”, tha Lubisha Saveski.

Polio plus në kuadër të projektit “Margina obskura” ku qëllim kryesor i projektit është që të përforcojë ndikimin e sektorit qytetar nëpërmjet zërit të bashkuar të organizatave të personave me handikap, krijimin e politikave publike, sjellje të vendimeve dhe përforcimin e dialogut qytetar dhe politik. Projekti është përkrahur nga Bashkimit Evropian.

Përgatiti: Afrim Jonuzi