Performanca mahnitëse e Lady Gagas dhe Bradley Cooper në “Oscars”

0

Fansat dyshojnë se dyshja kanë filluar një lidhje dashurie

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e 91-të e eventit më të rëndësishëm në industrinë e filmit, “Oscars 2019”.

Në këtë ceremoni triumfues doli befasishëm filmi “Green Book”, i cili ishte i nominuar në 5 kategori, shkruan rtv21.tv

Përveç ndarjes së çmimeve dhe parakalimit të yjeve në tepihun e kuq të këtij eventi, vëmendje të madhe mori edhe performanca e këngëtares së njohur, Lady Gaga së bashku me aktorin e njohur, Bradley Cooper.

Ashtu siç ishte edhe paralajmëruar, dyshja perfomoi këngën “Shallow” me të cilën edhe rrëmbyen çmimin për “Këngë më të mirë origjinale”.

Performanca e dyshes ishte mahnitëse dhe rrëqethëse, saqë rreth kësaj performance u shkruan qindra statuse në rrjetin social, Twitter. Përdoruesit e rrjeteve sociale, dyshonin se pas kësaj performance Lady dhe Bradley kanë diçka më shumë sesa thjesht një miqësi.

Bradley Cooper sapo la gruan e tij për Lady Gagën”, “Unë nuk do të kem asnjëherë kaq shumë kimi me dikë saqë është duke pasur një çifti jo i vërtetë si Bradley Cooper dhe Lady Gaga”, “Çmimi Oscar për çiftin që më bindi që kanë një lidhje edhe në jetën reale shkon për…“, ishin disa nga statuset që u shkruan mbrëmë rreth performancës së dy artistëve.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe bashkëshortja e aktorit, modelja e njohur, Irina Shayk për të cilën fansat po dyshojnë që është zënë ngusht pas performancës së bashkëshortit me Lady Gagan. Megjithatë, për këtë performancë ende nuk ka reaguar vetë Irina dhe mbetet të shihet se a do të ketë ndonjë reagim apo jo, shkruan rtv21.tv

Image result for irina shayk bradley cooper lady gaga

Spektakli i sivjetmë i Academy Awards u mbajt përsëri në Dolby Theatre (më herët i njohur si Kodak Theatre) në Hollywood Boulevard, të Los Angelesit./21Media

.