Përdhunuan dhe vranë 12-vjeçarin, ekzekutohen në publik dy pedofilët

0

Përdhunimi ndaj një të mituri në Jemen është ndëshkuar në mënyrën më të rëndë të mundshme. Dy burrat, 28-vjeçari Wadah Refat dhe 31-vjeçari Mohamed Khaled u ekzekutuan me plumb pas koke në Aden, përpara qindra personave që ishin grumbulluar për të parë ekzekutimin.

Ata ishin shpallur fajtor për përdhunimin dhe vrasjen e një 12-vjeçari. Djali po luante pranë shtëpisë së njërit prej pedofilëve kur ata e kapën, e futën në shtëpi dhe e përdhunuan. Duke qenë se djali ulërinte dhe nuk po e pushonin dot, njëri prej tyre i preu fytin.

Me vdekje është dënuar edhe një grua 33-vjeçare, e cila ndihmoi pedofilët që të copëtonin trupin për të fshehur krimin. Ekzekutimi i saj është shtyrë pasi është shtatzënë.