Përdhunimi në Kavajë/ Berisha: Rama fshehu krimin

0

Në fjalën e mbajtur në seancën plenare, ish-kryeministri i Shqiperise Sali Berisha foli për përdhunimin e 14-vjeçares në Kavajë. Berisha dhe se kryeministri Rama dhe ministri Lleshaj ishin në dijeni të ngjarjes, por fshehën krimin e rëndë.

“Mazhoranca e përdhunuesve, përdhunim kolektiv. Policia u njoftua, por ishte në anën e përdhunuesve duke fshehur krimin. Shërbimi Informativ njoftoi kryeministrin dhe ministrave, por kryeministri ishte në anën e përdhunuesve.

Vasalët e tij pa moral heshtën dhe nuk thanë një fjalë, fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar, këta përdhunues që e bënë me djalin e deputetit të tyre, të njëjtin skenar kur një e sëmurë me AIDS akuzoi kreun aktual të grupit për përdhunim. Ça morali kanë këta të dalin para jush, është dita juaj qytetarë, nëse nuk i krreni, nuk do keni fëmijë të sigurt kurrë në shkollat tuaja”, deklaroi ai.