Përdhunimi i të miturës në Kavajë, protestuesit ironizojnë Elisa Spiropalin: A do bëjmë një film bashkë?

0

Dhjetëra qytetarë në Tiranë marshuan sot nga Ministria e Arsimit në drejtim të Policisë nën moton “Nuk luhet përdhunimesh”.
Protesta vjen rreth një javë pas publikimit të skandalit për përdhunimin e një të miture në shkollën “Rilindja” të Kavajës.
Ata kanë përcjellë disa mesazhe përmes pankartave, ndërsa nuk kanë mbajtur fjalime por vetëm marshim.
Një protestuese ka ironizuar Elisa Spiropalin përmes një pankarte ku shkruhej: “O Spiropali…A do bëjmë një film bashkë?”

Kujtojmë që Elisa Spiropali cenoi dje privatësinë e prindërve të të dëmtuarës, duke marrë kritika të shumta në opinionin publik.