Përdhunimi i 16-vjeçares nga polici, reagimi i vajzës dhe miqve

0

Polici kosovar Vesel Veseli është i dyshuar për përdhunim të vazhdueshëm për më shumë se një vit të një 16-vjeçareje, e cila kishte kërkuar ndihmë pas ngacmimeve nga një prej mësuesve të saj.

Veseli duke shfrytëzuar profesionin e tij, nuk i është përgjigjur ndihmës së vajzës, por ka abuzuar me minorenen deri kur e ka lënë shtatzënën dhe më pas e ka detyruar që të abortonte.

Gjykata ka vendosur ndaj policit të akuzuar për përdhunim masën e sigurisë “burg me afat 30 ditor”.

Rasti i 50’vjeçarit ka tronditur më së shumti katër fëmijët e tij, të cilët nuk ishin në dijeni për veprat e babait. E pyetur nga mediat për rastin, vajza e tronditur e nën lot nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë. Ndërsa shoku i policit të dyshuar ka thënë se rasti është i montuar dhe se e vërteta së shpejti do të dal në shesh.