Përdhunimi i 16-vjeçares/ Kosova në protestë: Në luftë na dhunuan serbët, sot policët tanë!

0

Në mbështetje të së miturës nga Drenasi, e cila raportohet se u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj dhe më pas nga polici, kanë dalë në protestë qindra qytetarë.

Me pankarta në duar “Bac, na nxijtën ftyrën”, “Rrezik, zonë e pedofilisë”, “Përdhunuesit në burg”, “Kush me na mbrojt prej policisë”, “Viktima e rradhës???”, “Shtet përdhunues”, “Duhesh me m’msu, jo me m’abuzu”, “Orari mësimor, ora e parë fizikë, e dyta përdhunim”, protestuesit kërkuan drejtësi për të miturën.

Protestuesit kërkuan nga policët që të bashkohen në protestë, e cila po mbahet pikërisht duke kërkuar drejtësi për të miturën, e cila dyshohet se u përdhunua nga një polic i Kosovës.

Njëri nga të moshuarit që mori pjesë në protestë tha se Serbia ka dhunuar femrat shqiptare gjatë luftës, e sot po dhunojnë policët. “Turp, e që ia kanë nxirë fytyrën vendit”, tha ajo e revoltuar.

Një protestues tjetër tha se në këtë rast nuk është përdhunues vetëm mjeku, por të gjithë të përfshirët.

“Nuk është përdhunues vetëm mjeku, por të gjithë. me polic, mësues, mjek, me shtet. Ku guxon mjeku me e bo atë punë, t’ia heqë fëmijën, polici i vet e ka përdhunuar, e ka përdhunuar mësuesi i vet, nuk ka kërkund në botë kështu. Krim”, ka thënë njëri prej protestuesve.