Për vetëm 24 orë, shiten të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës

0

Dua do të performojë në UAE në Abu Dhabi

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa çdo ditë po dëshmon sukeset që po i arrin në muzikë.

Në një koncert që do të mbahet më datën 11 nëntor, në UAE në Abu Dhabi, biletat janë shitur që të gjitha në vetëm 24 orë, raportojnë mediat botërore.

Këngëtarja do të performojë në Louvre Abu Dhabi, për herë të dytë pasi që hera e parë ishte në muajin shkurt të këtij vitit, në Arena në Yas Island.

Koncerti i saj do të fillojë nga ora 18:00 dhe do të jetë pjesë e përvjetorit të muzeut. Kujtojmë që kënga e fundit e Dua Lipës, është bashkëpunimi me Andrea Bocellin, i cili titullohet “If Only”.